SHBA

Mbrëmjen e djeshme në Londër u zhvillua cereminia e ndarjes së çmimeve ‘Bafta’. Protagonisti i kësaj mbrëmje ishte filmi ‘1917’ i regjisorit Sam Mendes, i cili ka rrëmbyer 7 çmime. Dhe si gjithmonë në mbërmje të tilla, përvec çmimeve në qendër të vëmendjes janë dhe veshjet e yjeve që parakalojnë në tapetin e kuq.

Duke na prezantuar një kod veshjeje elegant, të famshmit protagonistë në mbrëmjen e djeshme në Royal Albert Hall ishin aktorët më të njohur britanikë, regjisorë dhe producent të njohur të Hollivudit!

Përtej, kësaj, të gjithë sytë dhe vëmendja e paparacëve mbetën tek vajzat e famshme që shkëlqyen me look-un e tyre gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Stili glamour i fustaneve të gjata dhe elegante, nuancat pastel të veshjes, grimi dhe modelet e flokeve, aksesorët e diamantit që shkëlqenin i bënin edhe më spektaklore këto aktore të famshme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Bafta’! Por, mes tyre, ishin pikërisht këto të përzgjedhura që kulmuan me pamjen dhe detajte e stilit të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb