Cristiano Ronaldo nuk është duke kaluar një moment të mirë në fushat e blerta. Edhe pse është protagonist me Manchester United, me golat e tij, deklaratat e bëra për mediat dëshmojnë se ai nuk është i kënaqur me këtë aventurë të dytë në Angli.

Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për marrëdhënien e tij me modelen Gerogina Rodriguez. Dyshja po kalon mjaft mirë bashkë dhe deklaratat e dashurisë nuk mungojnë. Së fundmi, 5 herë fituesi i topit të artë është përzgjedhur nga FIFA në formacionin më të mirë të vitit. Një tjetër trofe individual që i shtohet vitrinës së sulmuesit.

Këtë sukses, ai e ka ndarë me familjen, ku ka postuar një foto pranë Geroginës dhe djalit të tij Ronaldo Junior. Ajo që bie në sy është dhe deklarata e lojtarit, “gjithmonë bashkë”.

Kjo tregon se dyshja po kalon momente shumë të mira dhe janë më të dashuruar se kurrë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: