Princi Harry ka thënë se ai “gjithmonë ndihej paksa ndryshe” me familjen e tij dhe se nëna e tij e ndjerë ndihej e njëjtë.

Në një bisedë në internet, Duka i Sussex tha se kishte frikë të humbiste kujtimet e nënës së tij Diana, kur filloi terapinë. Ai tha gjithashtu se u sigurua që t’i “mbyste” fëmijët e tij me dashuri për të shmangur kalimin e ndonjë “traume” ose “përvojë negative” nga edukimi i tij.

Harry e përshkroi fëmijërinë e tij “Ndihesha paksa ndryshe nga pjesa tjetër e familjes sime. ishte një ndjenjë si të jetuar në një flluskë të shkëputur”.

Në bazë të këtyre situatave, Hary tha s epo përpiqet të ‘mbysë’ me dashuri fëmijët e tij.

“Si baba ndiej një përgjegjësi të madhe për t’u siguruar që të mos kaloj asnjë traumë apo përvojë negative që kam pasur si fëmijë,” tha ai.

Në lidhje me ftesën e Mbretit Chales III për kurorëzimin e tij, Harry nuk zbuloi detaje nëse do të shkonte bashkë më bashkëshorten e tij Meghan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb