William Mallet, 69-vjeçari i cili u arrestua për vrasjen e 3 kurdëve në Paris është mësuar se u ka thënë prokurorëve që “gjithmonë ka dashur të vrasë emigrantë dhe njerëz të huaj.

Pjesë nga intervistat paraprake të 69-vjeçarit William Mallet dolën të hënën së bashku me emrin e tij të plotë dhe foton e tij.

I moshuari ka qenë në një njësi psikiatrike të sigurt që nga e premtja, kur përdori një armë ‘Colt 45’ për të kryer sulmin rreth një qendre kulturore kurde në rrethin e 10-të të kryeqytetit francez.

Fotoja e konfirmuar e Mallet është realizuar disa minuta pas arrestimit dhe tregon fytyrën e tij të gjakosur pas përleshjes me ata që e çarmatosën pas sulmit.

Fhjfjfghjfghj
Fhjfjfghjfghj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: