Gjithnjë pranë klientëve të saj, ‘Rozafa Fish’ premton edhe më shumë me rikthimin e saj edhe më fuqishëm në treg pas pandemisë COVID 19 që preku vendin tonë.

Edhe pse nuk u ndal për asnjë çast, në ditët e vështira për vendit, duke hapur një tjetër fabrikë të përpunimit të peshkut në Përrenjas, e duke respektuar me rigorizitet masat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ‘Rozafa Fish’ nuk ndalet në plotësimin e shijeve për klientët e saj.

Kompania e njohur, e sipërmarrësit Gjergj Luca, së fundmi është edhe në det me anijet e saj të peshkimit, duke qenë gjithnjë besnike ndaj klientëve të saj, për të sjellë sa më pranë tyre, prodhimet e freskëta të detit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: