Nevil Dede nuk ka shijuar ende pikët e plota në krye të Tiranës, në katër ndeshje më të në stol, bardheblutë kanë siguruar vetëm tre pikë pas tre barazimeve radhazi. Diskutimi nuk ndryshon kur bëhet fjalë për objektivin në ndeshjen e radhës, pa marrë parasysh kë kanë përballë, Tirana dhe Dede kërkojnë pikët e plota. Këtë të mërkurë duhet të bëjnë llogaritë me një nga transfertat më delikate, atë kundër Laçit:

Është koha e duhur për të fituar?

Në çdo ndeshje është koha për të fituar Tirana. Është e mirë që ekipi të kthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive. Kampionati ka një koeficient vështirësie shumë të madh. Është një grup skuadrash që nuk kanë diferenca të mëdhaja. Këtë po e tregojnë rezultatet e ngushta apo edhe barazimet e shumta.

Sa e vështirë është të fitoni në transfertë ndaj Laçit?

Unë e kuptoj që në çdo pyetje do të jetë gjithmonë theksi te fitoret dhe 3 pikët që duhet të marrim. Është një kundërshtar dhe skuadër që ka investuar shumë. Unë e njoh mirë edhe presidentin edhe ambientin. Kam punuar vite më parë atje, kam një miqësi të mirë.

Fusha e Laçit meriton komplimenta. Presidenti i kësaj skuadre është detaist, është miku im. Atje unë do të kem edhe emocione miqësore, jo vetëm sportive. Ai gëzon një respekt nga ana ime. Do shkoj të takoj një mik. Do të luftojmë fortë në fushën e lojës dhe pastaj do të jemi besoj prap miq pas ndeshjes.

Sa shqetësues do të jetë fakti që në muajin dhjetor do të luhen edhe 6 takime?

Intesiteti është i madh. Ndeshjet janë të ngjeshura, e rëndësishme është të mos kemi më dëmtime. Gradualisht e kam thënë, po rikuperojmë Bathën në 100% e tij si dhe Torasën e Toshevskin. Shpresojmë shumë shpejtë të fillojë stërvitjen me grupin edhe Çelhaka, sepse pjesa tjetër dihet që Kaleja vjen në janar. Të gjitha këto na i vështirësojnë punën.

Por nuk do të thotë që është e pamundur. Ka shumë lojtarë të rinj brenda grupit që mundohen të japin më të mirën. Kur të vijnë rezultatet lojtarët do të rriten më shumë. Që intensiteti është shumë i lartë këtë nuk e fsheh dot askush.

Vlerësimi për Nuabuezen…

Ka bërë një sezon të mirë. Është një lojtar me kualitet. Golashënues i sezonit të kaluar. Ekipi i Laçit bëri një ri-investim te ai, por ne jemi Tirana dhe do të mundohemi që mbi të gjitha ta fitojmë ndeshjen duke neutralizuar pikët më të forta të tyre. Pastaj besoj do ta kemi më të thjeshtë. Meritojnë respekt për cilësitë që ka ajo skuadër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: