Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja e cila ishte akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim të dokumenteve, u shpall e pafajshme nga GJKKO.

Në një komunikim për mediat pas këtij vendimi, ajo tha se qëllimi i vërtetë i këtij sulmi sipas saj, nuk ishte ajo , por reforma në drejtësi.

“Shumëkush është shprehur se u përpoqën të dëmtonin reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingu , por me vendimin e sotëm gjithçka u mësua, që shpresoj që të publikohet i plotë.

Të kuptohet qartë se cila ka qenë historia. Që në fillim kam pasur dy kontrolle dhe asnjëherë probleme me pasurinë. SPAK ka bërë punën, ashtu  e ka vlerësuar e paraqitur në gjykim dhe dhënia e drejtësisë është nga gjykata”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: