Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për gjyqtaren e pezulluar, Mimoza Margjeka e cila akuzohet për korrupsion.

Margjeka është lënë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Teksa shërbente si gjyqtare e Apelit në Korçë ajo u arrestua për një rast korrupsioni.

Në skemën e korrupsionit ishin edhe bashkëshorti i saj, sekserë dhe një i arrestuar për të cilin do të zbutej masa e sigurisë.

Të përfshirë në skemë ishin Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj që nëpërmjet bashkëshorit të gjyqtares, Arben Carës do i jepnin shumën monetare 6 mijë euro në këmbim të lirimit të Orion Balit.

Ajo pretendoi se arrestimi i saj erdhi pasi i refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të 2019. Madje Margjeka deklaroi se ato zgjedhje ishin nul.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb