Gjykata e Posaçme vijon shqyrtimin e kërkesës së SPAK në seancë paraprake lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije për BalkanWeb se gjyqtarja Flojera Davidhi, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për bashkimin e dy dosjeve, atë të Fierit dhe Elbasanit.

Sot GJKKO po shqyrton në seanca paraprake kërkesën e SPAK për Fierin. E njëjta kërkesë është rrëzuar më herët edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po gjykon seancën paraprake për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, përmes avokatëve po paraqesin pretendimet e tyre siç bënë edhe ditën e djeshme. Një ditë më parë Koka ka deklaruar se nuk ka kryer shpërdorim detyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me veprën penale të pastrimit të parave. Po ashtu edhe Bllako përmes avokatit të tij, ka pretenduar se nuk ka asnjë rol në koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb