Gjykata e Posaçme shtyn për në 8 janar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ish-drejtuesi i Kushtetueses po hetohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se seanca u shty për shkak se SPAK nuk i kishte përfunduar të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, por edhe për shkak të mungesës së mbrojtësve.

Më herët Gjykata e Posaçme ktheu për plotësim të hetimeve çështjen ndaj Dedjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb