Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin rus.

Meta shkruan në “Facebook”, se nuk ka asnjë provë mbështetëse për justifikimin e Rusisë për luftën, ndaj GJND, konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare ka argumentuar se agresioni është i paprovokuar.

Ai bën thirrje që pushtimi duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat ruse të tërhiqen në Ukrainën, duke vënë në dukje që Shqipëria është në krah të Ukrainës në këtë betejë.

Postimi i Ilir Metës:

Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.
Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.
Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina.
Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: