Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Fatou Bensouda, tha se ka një bazë të arsyeshme për të hetuar pretendimet për krime lufte në territoret e okupuara palestineze.

“Jam e kënaqur që ka një bazë të arsyeshme për të vazhduar me hetimet për situatën në Palestinë”, tha në një deklaratë Fatou Bensouda.

Palestinezët që moti kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre në territoret e okupuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967, në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe Rripin e Gazës, si një mënyrë për t’u dhënë fund tensioneve që zgjasin me dekada.

Zgjidhja me dy shtete ka një mbështetje të gjerë ndërkombëtare, përfshirë nga SHBA-të, derisa presidenti Donald Trump erdhi në pushtet në vitin 2017 dhe bëri disa ndryshime pro-Izraelite të politikës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb