Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar në Syri TV se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi penale për gjobën 110 milionë euro që mori Shqipëria në arbitrazh për çështjen e Francesco Becchettit.

Gjokutaj u shpreh se Rama ka shpërdoruar detyrën, duke i sjellë shtetit dëm ekonomik me mbylljen e “Agon Channel”.

“Këta nuk marrin parasysh dëmin ekonomik. Një drejtues shtetëror nëse ka dëm ekonomik për shkak të veprimtarisë së tij ai jo vetëm shkarkohet, por merret në përgjegjësi penale për shpërdorim detyre. A duhet të merret në përgjegjësi penale Edi Rama për këtë rast?  Absolutisht. Ai e ka mbrojtur, ai e ka marrë përsipër të gjithë këtë histori.

“Kush e shkaktoi këtë dëm ekonomik? Kush u përplas me Becchettin? Agon Channel është bastisur, ka shkuar policia e shtetit, kanë shkuar organet shtetërore dhe kanë bërë bastisje atje. Becchetti është shtetas i huaj se të ishte shtetas shqiptarë s’dihet a do të ishte shqiptar dhe vuri në lëvizje gjykatat ndërkombëtare”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb