Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka reaguar në lidhje me gjobën e vënë ndaj tij nga policia për mos-respektim të masave anti-Covid në shumën e 50 milionë lekëve të vjetra.

Spaho shprehet se gjoba është politike. Ai shton se nuk frikësohet nga asnjë manovër dhe makinacion. Ai shton se Rama është e shkuara e vendit, pasi më 25 prill fiton Shqipëria.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Edmond Spaho:

Sot nga mediat u informova per gjoben qe me ka vene policia e Devollit, per organizim tubimi ne kundershtim me aktin normativ,  per mbrojtjen nga Covid 19.

Partia Demokratike dhe une ne te gjitha aktivitetet, kemi ne radhe te pare ne qender te vemendjes,mbrojtjen e shendetit te qytetareve,respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskes.

Me nje akt te paprecedent,ne  shkelje flagrante te aktit normativ,pa me kontaktuar,pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhene procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara,me ndeshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku une pija kafe,sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, qe asnje manover dhe makinacion,nuk me frikeson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpeton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill.

I kerkoj drejtorit te Policise Ferdinant Mara , te me heqe menjehere survejimin me policine politike,  qe me ka vene ngado ku shkoj.

Ai do te mbaje pergjegjesi te rende per cdo provokacion dhe incident,qe do te krijoje me PD.

Edi Rama eshte e shkuara e ketij vendi,qytetarët shqiptare kerkojne ndryshim.

Ne 25 prill Rama humb dhe Shqiperia fiton!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: