Gjoba dhjetëfish për tatimpaguesit e mëdhenj në rast se kapen për herë të dytë pa faturë tatimore, për Pano Sokon, është një tentativë e qeverisë për të radhitur biznesin në krahun e tij për efekt elektoral.

Në emisionin “Open”, Soko thotë se kjo nismë edhe nëse miratohet, do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është tentativë e përsëritur, ka pasur edhe më parë. Gjoba është në proporcion të drejtë me dëmin që shkaktohet dhe nivelin ekonomik social dhe ku operon biznesi, kam përshtypje që do kthehet serish në Gjykatën Kushtetuese si nismë që bie ndesh. Por nëse kalon si ligj, deri sa të shqyrtohet në GJK do kalojë disa kohë. Këto metoda regresioni vihen re në prag fushate. Mënyrë për t’i bërë presion biznesit që të radhitet aty ku duhet kur vjen puna te preferencat politike. Unë kështu e shoh tentativën’, shprehet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: