Vetëm një gjobë për Ronaldon. Tifozët bardhezinj mund të marrin frymë të çliruar. CR7 do të luajë në çerekfinalet e Championsit ndaj Ajaksit. UEFA ka përdorur për sulmuesin e Juventusit të njëjtën valë ndëshkimi si për Simeonen, 20 mijë euro. Një shifër shumë e lartë për pjesën dërrmuese të njerëzve, por jo për portugezin, që atë gjobë e shlyen me pagën e 120 minutave.

Sepse sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga Forbes, Ronaldo ka fituar në total 95 milionë euro në vitin e fundit. Llogaritë bëhenn lehtësisht. Për të paguar gjobën e UEFA-s, atij i mjaftojnë 12 minuta.

CR7, në një muaj ka fituar 7.93 milionë euro, në 24 orë 264 mijë euro dhe 11 mijë euro për një orë. Ndaj për 20 mijë euro i mjaftojnë më pak se 120 minuta. Në klasifikimin special të Forbes, CR7 është pas boksierit amerikan Flojd Mejuethër (250 mln euro) dhe Lionel Mesit (96 mln euro).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: