Tre zyrtarë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Elbasan do të ndiqen penalisht pasi akuzohen se kanë vendosur gjoba fiktive ndaj një subjekti, në kuadër të kontrollit anti-duhan.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se do të hetohen në gjendje të lirë konkretisht shtetasit;
H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë (kryeinspektor), pranë ISHSH, dega Elbasan.
• E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë (Inspektore), pranë ISHSH, dega Elbasan.
• A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), pranë ISHSH dega Elbasan.

Procedim ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 11.11.2019, në kuadër të kontrollit anti-duhan, dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive, ndaj një subjekti.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: