Akademiku Artan Fuga ka komentuar gjobat e fundit ndaj News24 dhe “Birra Tiranës”. Në një intervistë për “Panorama TV”, ai tha se këtu ka arbitraritet me bizneset.

Fuga solli si shembull shembjen e “Prestige Resort” të cilin ai e konsideroi arbitraritet, teksa shtoi se këto biznese nuk mund të shkatërrohen në këtë lloj mënyre.

Pyetje: Keni një koment për gjobat ndaj News24, a është ky një presion ndaj medias dhe fjalës së lirë?

Fuga: Unë nuk di ta them, nuk e kam studiuar këtë gjë. Se di çfarë ka ndodhur sëfundmi. Që ka arbitraritet, për mua si qytetar ka arbitraritet. Në radhë të parë me bizneset, siç ishte prishja e resortit përpara disa muajsh në plazhin e Durrësit. Nuk shkatërrohen miliarda lekë vlera materiale me një të rënë të gjësë. Ka procese të gjata gjyqësore, normalisht me atë gjobë nuk e di a ka apo jo shkelje tek fabrika e Birrës Tirana. Një gjobë e tillë që lihet dhe bëhet kaq dhe ekzekutohet në këtë mënyrë duke shkatërruar atë biznes, më duket pak arbitrare. Të gjitha këto shkojnë dhe kanë impaktin e tyre mbi mediat. Nga pikëpamja financiare dhe pronësore ka lidhje. Media pëson ndikimet e veta negative. Por, që të them mendimin tim që këtë e kam të sigurt përpos këtyre observimeve, është që media e ka të vështirë në Shqipëri të ndërtojë një qasje alternative, kritike ndaj qeverisjes, e ka shumë të vështirë. E kanë shumë të vështirë dhe gazetarët. Në momentin kur një gazetari i thuhet që të shkojë për riedukim dil përjashta, kaq mua më mjafton.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb