Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha sot se gjoba që qeveria i ka vendosur “Focus Media Group”, ka ardhur për shkak se mediat e këtij grupi kanë ndjekur një linjë profesionale për të thënë të vërtetën.

Duke folur në News 24, ai u shpreh se gjoba është sa e rëndë, aq edhe simbolike.

“Mediat për mua ndahen në ato që thonë të vërtetën dhe ato që nuk e thonë. “Focus Media Grup” ka vendosur të ndjekë linjë profesionale për të thënë të vërtetën. Të vërtetat dhembin, kur je në raport me të, të bëjnë të lumtur dhe kur je në situatë të tillë mafioze të hidhërojnë shumë. Gjoba është një akt i rëndë dhe simbolik. Të njëjtën gjë i ka paraprirë dhe grupit mediatik “Ora”, i gjobitur dhe i pezullua. Këta duan mashtrues dhe të bëjnë lajme që ua bëjnë gati dhe ua çojnë, që mbyllin sytë para ngjarjeve të rënda si afera e Portit të Durrësit. Kemi disa mafiozë që rrëmbejnë pronën, të vërtetën dhe Parlamentin. Populli që nuk ai ka dhënë këto të drejtë, do të përballën. Kjo do të udhëhiqet nga një opozitë e ndershme dhe e pakapshme që  udhëhiqet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”, u shpreh Vasili.

Duke folur për seancën maratonë që nis nesër në Kuvend ai tha se “Është caktuar një datë dhe çfarë do bëjë Rama për mua nuk ka rëndësi, pasi gjërat janë në dritën e diellit. Ne do të zbërthejmë fije-fije se kush është Edi Rama”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: