TIRANE-Genci Ferhati, i dënuar me burg për vrasje dhe në akuzë edhe gjobëvenie mes SKYPE nga burgu ndaj biznesmenit të kafesë ka treguar njohjen e tij me kallëzuesin. “Me Genc Ferhatin nuk ka luajtur njeri kur ka qenë 20 vjeç, jo tani që është 37″, ka qenë një nga deklaratat e Genc Ferhatit nga kafazi i hekurt i sallës së gjyqit. Para gjyqtarit Klodian Kurushi, i dyshuari Ferhati, aktualisht i dënuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1998, ka mohuar t’i ketë vënë gjobë biznesmenit të kafesë. Ferhati ka pohuar se biznesmeni u detyrohej familjarëve të tij një shumë prej 12 mijë e 600 eurosh.

Ferhati ka pohuar se gjatë 2¬3 viteve të fundit, familjarët e tij i kishin dhënë biznesmenit J. B. disa shuma parash, si bashkë¬ investim, bazuar në kontrata noteriale. “Janë nënshkruar tri kontrata noteriale”, mësohet të jetë shprehur Ferhati. Sipas tij, në kontratë përshkruhej edhe përqindja e fitimit që ata do të merrnin, por deri tani kallëzuesi nuk ka dhënë asnjë lek. I dyshuari ka rrëfyer se që prej janarit të këtij viti kishte komunikuar disa herë me biznesmenin ku i kishte kërkuar kthimin e shumës. “Njëherë ai ka ardhur dhe më ka takuar në burg, ku kemi folur për këtë problem”, mësohet të ketë thënë Ferhati. Sipas tij, pas këtij momenti kishte komunikuar disa herë me biznesmenin, por ai nuk i kishte kthyer paratë.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: