Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me gjobitjen e News24 nga qeveria.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkruar se gjoba është një alarm dhe presion mbi një grup të fuqishëm mediatik, sakaq ka shtuar se“është tipike e një propagande të tillë” dhe se “qeveria kërkon ti shtuposë gojën dhe sytë qytetarëve.

Postimi i plotë i Shehut:

Shume me tepër se një “gjobë” për te “vrarë” një media!

Pikërisht një “gjobe” gjigante, ne vazhdim te shume veprimeve, presioneve etj mbi nje grup te fuqishem mediatik, per t’i “shtuposur” gojen atij dhe veshet qytetareve.

Ne gjithë këto vite ky grup i përbërë nga Ballkanëeb, 24 Neës, Panorama, Fax, etj ka luajtur nje rol shume te rendesishem, te hapur, ne percjelljen mediatike shqiptare.

Me gjithese ne teresi ka qene ne pozicione neutrale e te ekuilibruara, jo rralle ai ka treguar nje afinitet te majte, ka qene disa here ne sherbim edhe te Qeverise Rama.

Por sidoqofte aktiviteti i ketij grupi ka qene e mbetet shume i rendesishem me rolin e tij te balancuar e “dyert” e hapura per te gjithe.

Fatkeqesisht as kete nuk mund ta lejoje e pranoje tashme ky rregjim!

Ai duke mos duruar as realitetin e jo me kritiken me te vogel, duke dashur te “dirigjoje” totalisht sektorin mediatik, sot po perpiqet t’i mbylle gojen dhe ketij grupi.

Tipike kjo per nje propagande gebelsiane.

Simptom ky i degradimit te autokracise sone drejt diktatures.

Nje goditje kjo, qe ne fakt nuk po i behet vetem atij grupi, por ne teresi “zerit” te lire, demokracise shqiptare.

Nje sinjal alarmi ekstrem e paralajmerim ky per te gjithe ata, qe aspirojne ne liri, demokraci, diversitet, media te lire.

3 Marsi eshte nje mundesi per tju kundervene represionit.

Neser mund te jete teper vone!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb