Këngëtari nga Gjakova, Alban Shehu, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Siç raportojnë mediet fqinje, këngëtari 42-vjeçar është gjobitur nga zyrtarët e policisë për kundërvajtje, dhe i revoltuar nga ky dënim, ka sulmuar efektivët, duke bërë që këta të fundit t’i vënë prangat.

Mediet ka kontaktuar me Yllka Juniku Shehu, zyrtare në Prokurorinë e Gjakovës, e cila ka konfirmuar rastin. Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit Shehu është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ndodhi pasi i dyshuari nuk kishte pranuar që të bashkëpunojë me Policinë dhe kishte filluar që t’i sulmojë policët fizikisht, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë pësoi lëndime trupore, për çka u desh të kërkonte ndihmë mjekësore.

Posa panë rrezikun që po u kanosej nga qytetari, policët morën masa parandaluese duke e arrestuar dhe shoqëruar në Stacion Policor të dyshuarin, i cili nuk ka dhënë deklaratë për shkak se ka qenë në gjendje të dehur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb