TIRANE– Në shtator Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka marrë masa administrative vetëm ndaj 16 subjekteve si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve ligjore që janë hasur gjatë kontrolleve. Ky është numri më i ulët i gjobave që është vendosur prej muajsh nga ky Inspektorat që të paktën në vetë kaluan edhe 60 masa në total.

Masat administrative të shumta erdhën në verë, edhe si rezultat i një aksioni që u përqendrua sidomos në strukturat që ofrojnë shërbime në zonat turistike, dhe në fokus ishte pjesa e instalimeve dhe parametrave të depozitave të gazit.

Konkretisht subjektet e gjobitura janë subjekte që operojnë në fushën e tregtimit të gazit, naftës, në akse të ndryshme të vendit.

Totali i gjobave të shtatorit kap vlerën 4.2 milionë lekë ndërkohe që masat më të larta janë vendosur për mosplotësimin e kushteve teknike, konkretisht një subjekti në vlerën 1 milionë lekë.

Mosrespektimet e tjera ligjore që kanë detyruar ISHI-n të aplikojë masat administrative lidhen me mungesë dokumentacioni, moskryerje e inspektimit teknik mos regjistrim të pajisjeve në Inspektorat sipas përcaktimeve ligjore në fuqi./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: