KAS më 16 shkurt do të marrë në shqyrtim ankesën e Veliajt për dy gjobat për promovim dhe mosdeklarim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale.

Dje Veliaj dorëzoi ankesën teksa pas 4 ditësh do të njihet me vendimin e ri. Deri tani qëndron në fuqi vendimi i KQZ për ta ndëshkuar me 75 mijë lekë të reja në total.

Ndërkohë dje relator për kërkesën ankimore të Veliajt u zgjodh anëtari i KAS, Koli Bele.

NJOFTIMI NGA KQZ

Pas shqyrtimit paraprak te elementeve te formes dhe te permbajtjes, KAS vendosi kalimin per shqyrtim te Kerkeses Ankimore nr.3, diten e Marte, dt. 16.02.2021, ne oren 12:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb