Punonjës të ‘Birra Tirana’, teksa janë ngritur në protestë, janë shprehur të indinjuar për gjobën me vlerë 3,6 mln euro të vënë nga Tatimet për këtë fabrikë.

Një prej tyre tha se para disa vitesh ishte vetë Rama që kishte prerë shiritin gjatë një investimi që lidhej me kanoçen 0.5 litra, ndërsa sot i ka lënë punonjësit në rrugë të madhe me mbylljen e fabrikës.

“Investimi para disa vitesh, te investimi i kanoçes 0.5 ishte vetë kryeministri që preu shiritin e kësaj fabrikë, por sot na ka lënë në mes të katër rrugëve.”. tha protestuesi.

Ndërkohë, një tjetër punonjës tha se kishte mbi 15 vite që punonte në këtë fabrikë.

“Kam mbi 15 vite që punoj këtu. Qeveria të vërë dorën në zemër dhe të na lërë të bëjmë punën. Se mbajmë familjen, jemi 5 anëtarë në familje. Me këto lekë që marrim këtu mbajmë familjen. Kemi marrë borxhe tani, të paguajmë dritat, këtu mbaron çdo gjë. Gjendja është e keqe, i bëj thirrje qeverisë që të vërë dorën në zemër”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: