Tre zyrtarë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Elbasan u parlajmëruan se do të ndiqen penalisht me pretendimin se kanë prerë  gjoba fiktive ndaj një subjekti tregtar, në kuadër të kontrollit anti-duhan. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë ISSH-ja e Elbasanit, e cila thekson se funksionarët e saj kanë ushtruar vetëm detyrën dhe se subjekti tregtar është gjobitur konform  parashikimeve, pasi sipas tyre, është konstatuar në shkelje të ligjit.

ISSH-ja e Elbasanit thekson se pronari i subjektit ka ushtruar dhunë ndaj funksionarëve të saj. Gjithashtu ISSH-ja ka vënë në dispozicion foto, të cilat  sipas saj, tregojnë se subjekti ka shkelur ligjin anti-duhan dhe veprimet e punonjësve janë brenda kuadrit ligjor.

Reagimi i ISSH:

Ne date 11.11.2019 Subjekti fizik bar- kafe eshte konstatuar ne shkelje te ligjit antiduhan nga trupa inspektuese Esida Mile dhe Ardian Muca me detyre inspektor prane Inspektoratit Shteteror Shendetesor Dega Rajonale Elbasan dhe Kryeinspektori i Qarkut ISHSH Elbasan Hektor Musaraj.

Sipas procedurave ligjore subjekti eshte gjobitur me vlere 300 000 mije leke(te reja) per duhanpirje dhe prezenc te tavllave ne ambjente te mbyllura. Inspektimi eshte kryer konform ligjit dhe shkelja eshte dokumentuar me foto.

Ne date 21.11.2019 rreth ores 10 e 30 subjekti paraqitet ne zyre te kryeinspektorit dhe me tone presioni qe ti hiqet gjoba godet fillimisht kryeinspektorin dhe me pas inspektorin dhe largohet nga zyra.Inspektori A.M dergohet ne urgjenc ku merr ndihmen e pare dhe Kryeinspektori paraqitet prane Policise Vendore Elbasan per te denoncuar rastin.Policia ka arrestuar ne flagranc shtetasin Elton Kila me akuzen goditje per shkak te detyres.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb