Nëse e sheh nga larg mund të të duket si gjobë e vendosur nga policia, por jo, kjo që shihni në foto është një kartolinë e lënë në xhamin e makinës së qindra qytetarëve në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet se cilët janë autorët e kësaj dhurate që ka për qëllim të paralajmërojë, por teksti i saj është ky: Këto muaj mos harroni të kurseni, falë Edi Ramës secili duhet të paguajë 400 Euro për Becchettin.

Kujtojmë që prej ditësh, si nga selia e PD ashtu edhe LSI-së kanë ardhur akuza se nga buxheti i shtetit do paguhen 109 milion euro për biznesmenin italian për shkak se fitoi gjyqin me shtetin shqiptar. Opozita akuzon kryeministrin se për të vënë në vend kapricot dhe mosmarrëveshjet e tij ua faturon pagesën shqiptarëve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: