TIRANE- Aktori shqiptar, Robert Ndrenika, është përshirë sot në një situatë të pakëndshme. Teksa ishte duke pirë kafe në rrugën “Petro Nini Luarasi” bashkë me miqtë e tij, ai është gjobitur nga policia, për parkim të gabuar.

Dy-tre makina të tjera që gjendeshin të parkuara pranë asaj të Ndrenikës, i kanë shpëtuar gjobës sapo policja nxori bllokun, pasi larguan mjetet e tyre me shpejtësi.

Ndërsa ai që nuk i shpëtoi dot masës administrative ishte aktori, i cili nuk debatoi me tone të ashpra me policen. Pasi mori gjobën, Ndrenika u kthye sërish tek shokët e tij, për të vazhduar me bisedën dhe kafen e lënë përgjysmë.

Pak ditë më parë, në një takim me ministren Kumbaro, aktori i njohur Robert Ndrenika shprehu kundërshtimin e tij për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Po e shembët teatrin, nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”- deklaroi aktori.

Sipas mediave që kanë raportuar për përplasjen Kumbaro-Ndrenika, aktori i njohur ka treguar se ka shëtitur në të gjithë Ballkanin, në Shkup, Athinë, Bukuresht, ku teatrot janë prej 400 vjetësh, ndërsa në Tiranë po bëhen xhami, stadium, dhe teatër jo. Citohet se me ironi, Ndrenika ka kujtuar një bisedë me mikun e tij, Loro Kovaçin, kur ishte i ri, se i kishte thënë: “Ju të rinjtë do ta gëzoni teatrin”, duke ironizuar se ai nuk ka arritur ta gëzojë…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: