Policia e Kosovës ka gjobitur sot infermieren e Klinikës Infektive, Shqipe Kadriu, për mosmbajtje të maskës, në momentet kur po hynte në banesën e saj.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë infermierja Kadiu, e cila shkruan në ‘Facebook’ se policët që e kanë gjobitur nuk e kishin dhënë as vetë maskën siç duhet.

“Kolegia më ofroi me veturë afër banesës, sapo dola e tërhoqa maskën ndër mjekër pasi isha vet në rrugë. Policia më ndaloi, u mundova t’ju tregoj që kam të drejt por s’më dëgjonin, i thash: as ti se ke vënë mirë pasi ke lënë hundën jashtë dhe ma shkruan një dënim, më than shko ankohu…ku…gjeje vendin! WTF ku jemi ka jetojmë”, ka shkruar infermierja Kadriu.

Edhe infermieri i Klinikës së Gjinekologjisë Liburn Dema është gjobitur para dy ditësh nga policia kosovare, pasi nuk kishte vendosur maskë derisa ishte në veturë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Ligji anti-Covid ka hyrë në fuqi para dy javësh, i cili parasheh gjoba 35 euro për mos vendosje të maskës, por nuk specifikon se kur qytetarët mund të mos mbajnë maska.

Ndërkaq në rekomandimet e CDC-së amerikane qytetarët nuk rekomandohen të mbajnë maska kur janë në veturë me familjarë të ngushtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb