Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 pako peta
500 gr fileto pule
150 gr kërpudha
50 gr djathë pice
2 lgj majdanoz i grirë
2 lgj gjalpë
Kripë
Piper i zi
1 e verdhë veze

Fillimisht lajmë e thajmë mishin dhe e hapim me ndihmën e një thike duke e bërë një fletë të madhe. E marinojmë me kripë dhe piper dhe e vendosim në një tigan me një lugë gjalpë duke e skuqur për 3 minuta nga secila anë. E largojmë mishin dhe e lemë të ftohet. Ndërkohë në të njëjtin tigan shtojmë dhe një lugë gjalpë dhe kaurdisim kërpudhat në temperaturë mesatare duke shtuar pak kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë imët. E ulim temperaturën e sobës dhe shtojmë mbi kërpudha djathë pice të grirë. I vendosim kërpudhat mbi fileton e pulës dhe e mbështjellim atë në formë roleje dhe më pas e vendosim mbi petë duke e mbështjellë dhe petën dhe duke i lyer anët me pak te verdhë veze të holluar me një lugë ujë. E lyejmë me vezë petën dhe nga sipër dhe e vendosim në tavë (ku kemi shtruar një letër pjekjeje) në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: