Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 gjokse pulë
4 feta proshutë
4 feta mozzarella ose djath gouda
2 vezë
1 gotë galetë
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
1 gotë oriz
1/2 gitë makarona fije

Përgatitja

Gjoksin e pulës e ndajmë në dy feta dhe i marinojmë me kripë, piper të zi dhe të kuq. Në secilën vendosim nga një fetë djath dhe një fetë proshutë dhe e mbyllim me kunja dhëmbësh. E kalojmë nl miell, vezë dhe në fund në galetë. I skuqim në tigan në vaj të bollshëm, ose i pjekim në furrë duke i spërkatur me vaj ulliri lart.
Në një tenxhere skuqim makaronat në fillim në vaj ulliri dhe pastaj shtojmë orizin. I skuqim bashkë dhe shtojmë dyfishin e masës me ujë, pra 3 gota, ose shtojmë lëng mishi si dhe kripë. I ziejmë dhe pasi uji të ketë avulluar dhe masa të jetë si qull, fikim sobën, vendosim pecetë posht kapakut dhe e lëmë të ftohet. I servirim bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb