TIRANE- Ekstradimi i Nazer Seitit në Itali është bërë ‘mollë’ sherri për përplasjen mes disa institucioneve lidhur me procedurat e ndjekura.

E në këtë linjë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të gjithë të drejtën dhe aksesin për të marrë informacion nga Prokuroria e Katanias.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të gjithë të drejtën dhe i jepet i gjithë aksesi për të marrë informacion gati nga Prokuroria e Katanias, atë që sot po bën me procedimin 134, që është i konsideruar procedimi i famshëm Habilaj.”, tha Gjonaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: