Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi sot se reforma në drejtësi është sot e prekshme për të gjithë, duke e cilësuar një hap historik të ndërmarrë nga PS si kurrë më parë në 30 vjet pluralizëm.

“Reforma në drejtësi sot e prekshme për të gjithë. Një reformë që vetëm PS mund ta ideonte, ta hartonte dhe zbatonte. PS mori një hap historik si kurrë më parë në 30 vjet pluralizëm. Solli dritë në fund të tunelit për t’iu kthyer qytetarëve drejtësinë e munguar. Kemi hedhur themelet e forta për të çliruar gjyqësorin nga kthetrat e korrupsionit.
Reforma në drejtësi është e pandalshme, e pakthyeshme. Rezultatet e saj janë një dëshmi.

Lufta për të bërë drejtësinë ia ka vlejtur. Sistemi i drejtësisë bazohet në një kuadër kushtetues dhe ligjor që shmang çdo ndikim politik”, deklaroi Gjonaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb