Jo vetëm debate, por edhe batuta e të qeshura ka pasur sot në seancën e Kuvendit. Kur demokrati Myslim Murrizi mori drejtimin e seancës, pas largimit të kryeparlamentarit Ruçi i dha fjalën mes batutave kolegut opozitar Ralf Gjoni.

Ky i fundit e falenderoi dhe vijoi të replikonte me Ballën. Gjoni nga foltorja e Kuvendit i kërkoi kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës të zgjohen e të mos merren më me opozitën që është në rrugë. Sipas tij, opozita është në Kuvend dhe i takon mazhorancës të çojnë bashkë përpara ndryshimin e sistemit zgjedhor.

  • foto galeri

“Iku ish opozita, boll u more me Pollon, na keni këtu. Vendet u plotësuan. Ne morëm vendet tona, çfarë prisni, hajde pra e ndryshojmë sistemin zgjedhor. Apo prisni ndonjë mesazh? Ta ndryshojmë sistemin me lista të mbyllura. Ju po bëni vetëm inflacion fjalësh, vijoni merreni me opozitën në rrugë”,- tha ai.

Gjoni nënvizoi ndër të tjera se mazhoranca duhet të tregojë se ka vullnet dhe dëshirë për t’i bërë këto ndryshime.

“Zgjohuni, kemi forcën e ndryshimeve kushtetuese këtu. Zgjohuni t’i futemi punës e të ndryshojmë sistemin zgjedhor”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: