Duke replikuar me ministren Spiropali, deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni foli për paraardhësit e tij duke mbrojtur Teatrin. Ai tha se Teatri mund të ruhej si muze dhe i riu të ndërtohej tek Bulevardi i Ri. Gjoni ka cituar dhe Shekspirin.

“Elisë e dashur kur gjyshi im ka zbritur nga Qeparoi në Tiranë ka zbritur me kostum e kollare në qafë jo me sfurk në dorë për t’ia vënë qytetarëve. Kur gjyshi im ka punuar në atë teatër, ata që bëjnë sot sikur e mbrojnë ishin diku tjetër. Ai teatër kishte vlera muzeale. Ai arkitekti Bjorke thotë që kullat binjake do t’i ringrija ashtu siç ishin. Teatri mund  të ruhej si muze dhe të ndërtohej i riu tek Bulevardi i ri. Shekspiri tha se këto kënaqësi të dhunshme kanë një fund të dhunshëm mos e harroni këtë, sidomos ti zoti Taulant”, deklaroi Gjoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb