Prania e vazhdueshme e mjegullës në zonën e Gjoricës ka bërë që vazhdimisht banorët të preken nga infeksionet respiratore.

Këtë fakt e konfirmon edhe mjeku i Qendrës Shëndetësore Gjoricë, Telmond Veliu.

Sipas tij kjo situatë është e përvitshme ndërsa periudha më problematike mbetet vjeshta dhe pranvera, ku rritet prania e lagështisë në ajër.

Nga ana tjetër, mjeku Veliu thotë se të paktën 12 banorë të moshës së rritur paraqiten çdo ditë për infeksionet respiratore. Gjithashtu, nuk përjashtohen as fëmijët, të cilët preken nga këto infeksione.

Prania e madhe e mjegullës në zonën e Gjoricës në Bulqizë ndikohet nga lumi Drin i Zi, i cili rrjedh në anën lindore të këtij fshati.

Prania e vazhdueshme e mjegullës në zonën e Gjoricës në Bulqizë ka bërë që vazhdimisht banorët të preken nga infeksionet respiratore. Periudhat më problematike të vitit janë pranvera dhe vjeshta, ndërsa më të prekur nga këto infeksione janë të rriturit, por nuk përjashtohen as fëmijët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb