Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka pranuar se në vitet 2013-2015 qeveria e dalë nga koalicioni PS-LSI ishte në ndër më të mirat.

Gjosha ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 2015 ishte Rama që kuptoi se me taktikat e paligjshme mund të fitonte vetëm pushtetin.

Ajo si ish-ministre thotë se në vitet 2013-2015 si nga mënyra si vepronte ashtu dhe si merreshin vendimet ishte një qeveri më e mirë.

‘’Të krahasosh 2 vitet e para të qeverisjes, 2013-2015 ka qenë një ndër qeveritë më të mira që mund të kishim. Edhe si vepronte, edhe mënyra si merreshin vendimet. Edhe ato që ishin prioritare. Në zgjedhjet e 2015, ku Rama kuptoi se duke përdorur taktikat, kriminelët, oligarkët, institucionet që i drejton pse jo t’i shfrytëzonte për të marrë vetë pushtetin. Dhe sot ato janë pasojat e degradimit ku jemi.’’- tha Gjosha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb