Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka takuar sot qytetarët të njësisë nr. 7 në Tiranë, me të cilët ka diskutuar mbi problematika të ndryshme të jetës sociale.

Mes të tjerash, Gjosha shkruan në ‘Facebook’ se “rritja e çmimit të energjisë elektrike, fatura e ujit, ilacet e cdo muaji, janë meraku më i madh i gjysh Pëllumbit, nënë Meremes dhe gjithë moshatarëve të tyre”.

“Sot në mëngjes pata shumë kënaqësi të takoja Gjysh Pëllumbin dhe Nënë Meremen, në njësinë 7 të Tiranës. Dy qytetarë të ndershëm, dy pensionistë që kanë punuar tërë jetën dhe kurrë nuk e kanë menduar që Shqipëria e 2020-ës do të ishte ende peng i një regjimi që në memorien e tyre duhet t’i takonte vetëm të shkuarës. Rritja e cmimit të energjisë elektrike, fatura e ujit, ilacet e cdo muaji, janë meraku më i madh i gjysh Pëllumbit, nënë Meremes dhe gjithë moshatarëve të tyre! Unë, bashkë me ekipin e LSI në njësinë 7, do të jem pranë tyre cdo ditë për të ofruar alternativën tonë, dhe për të bërë realitet Shqipërinë që ky brez ka ëndërruar gjithë jetën!”, shkruan Gjosha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb