Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 23:30.

“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.B ( M/K) i moshës 44 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut. I dyshuari A.B është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa ndaj tij është caktuar qëndrimi në paraburgim për 48 orë.

Rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb