Preisdenti Ilir Meta kujton futbollistin legjendar të Tiranës, Arben Mingën, në ditën e tij të lindjes.

Meta publikon në “facebook” një video, të futbollistit në fushë, ndërsa shkruan mes të tjerash se “Gjuan Arben Minga, dridhet Bukureshti”.

Mesazhi i Metës:

Meta kujton legjenden e “Tirones”, Arben Minga ne diten e tij te lindjes

“Kush i rren kto mrojca,
Kush i bon kto xhibla,
Kush i shlon kto predha,
Pallaveshi Minga,
Kush i shlon kto predha,
15 katëshi Minga”
E kush më bukur se Kasem Hallulli do të përjetësonte në këngë kujtimin e paharruar të legjendës bardhë e blu dhe Ekipit Kombëtar, njërit prej futbollistëve më të dashur e të respektuar, Arben Minga.
Sot në ditën e Tij të lindjes i përshëndes të gjithë fansat e tij dhe sportdashësit me këtë buqetë golash të jashtëzakonshëm të shënuar nga “Beni i modh”.
“Minuta e 2’ stadiumi pse heshti?
Gjuan Arben Minga, dridhet Bukureshti” ⚪?⚽??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb