SHBA

Sherr në një lokal të McDonald’s në SHBA. Një burrë 40-vjeçar i pastrehë, Daniel Taylor, në fillim u ankua se kamerierja nuk i kishte dhënë një pipë për të pirë dhe më pas e ka sulmuar brutalisht.

Por Daniel Taylor nuk e dinte se përpara tij kishte një ish-boksiere, Yasmine James, e cila i kthehet duke e gjuajtur pa pushim 40-vjeçarin.

Më pas ata janë ndarë nga kamarierët e tjerë dhe Daniel është nxjerrë jashtë lokalit. Por ai nuk e la me aq sherrin duke kthyer sërish brenda dhe duke kërkuar të takohej me menaxherin e restorantin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas 40-vjeçari u shoqërua në polici ndërsa Yasmine James u pezullua nga puna. Ajo ka shpjeguar për gazetarët se për vite me radhë është marrë me sportin e boksit dhe është stërvitur nga kushëriri i saj që është një boksier profesionist.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb