Në pjesën e dytë të emisionit “Open” në News24, është diskutuar gjuha e përdorur sot nga kryeministri Edi Rama pas samitit në Bruksel.

Analisti Arion Sulo tha se Rama e gjeti BE-në në një kohë të keqe me luftën tek dera dhe përdori një gjuhë të tillë.

Ndërkohë eksperti i komunikimit Julian Zyla, u shpreh se mënyra e reagimit të kryeministrit është si pasojë e padrejtësisë që i është bërë vendit tonë.

Analisti Artur Zheji u bë pjesë e debatit, duke u shprehur se në lidhje me qëndrimin e BE për integrimin, i kushtëzuar nga vetoja bullgare, mund të protestohet por jo të shantazhohet Unioni me luftë në Ballkan.

Ndryshe ai tha se kjo mund të kthehet në bumerang për interesat kombëtare.

Arion Sulo: Në sallonin e Europës, do ti dhe unë të shkojmë në Europë apo të na mbajë Europa. Ka 30 vjet që nuk të bën arrogantin dhe të thotë plotëso kushtet edhe bujrum. E gjejmë BE në një kohë të keqe se e ka luftën ke dera dhe i thua të të vijë turp që e ka marrë peng Bullgaria. Kjo është gënjeshtër.

Nuk e ka marrë peng sepse atë Bullgari një prokuror i BE i ka ndaluar ish-kryeministrin për pastrim parash dhe e ka në hetim sot. Kush ka marrë peng kë? Nuk mund të bësh të fortin. Bullgarinë që kryeministri tha ka marrë peng dy shtete të NATO-s, ku ka më vend pa standarde se ne?

Çfarë ka bërë dhe çfarë do të bëjë për ne, e gjeti në rrugë të keqe e i ra me grusht me thikë me kallashnikov…
Jemi vend i korruptuar, edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë.

Julian Zyla: Reagimi i Ramës po konsiderohet ekstrem. Por ekstremi nga ana tjetër do të ishte të duartrokasim Bullgarinë. Nëse do të mendoni se kjo është teori konspiracioni… vetë Europa e pranon. Ekstremi tjetër është ky që të themi që edhe në rastet e pakta kur nuk kemi vetë faj ne të themi jemi fajtotrë, këtë radhë vetë BE thotë nuk keni faj.

Sa i përket rregullave, ato kanë lindur shumë para kësaj situate. Gjuha e Ramës është reagim ndaj një padrejtësie që po na bëhet.

Artur Zheji: Këtu në këtë rast hëngrëm gol në off site edhe u quajt gol. Mbi reagimin e Ramës ose do të pranojë që Bullgaria është shtyrë nga BE-ja, që Brukseli është në konspiracion me Sofjen ti shpëtojë me albanezët…
Reagimi që u përdor fjala luftë në Ballkan, presidenti Vuçiç tha ca gjëra që si tresim dot.

Kosova nuk ekziston dhe se njoh kurrë, populli vëlla rus nuk do të ketë kurrë sanksione nga Serbia, armët ruse vijojnë të vijnë në bazat serbe dhe termi luftë në Ukrainë, ky quhet shantazh. Mund të bësh protestë por jo shantazh ne i ndajmë gjërat. Shantazhi bën bumerang dhe autogol për interesat kombëtare.

Arben Pëllumbi: Më vjen keq të dëgjon mentalitetin e qenit të rrahur. Serbia thotë se njoh Kosovën ne themi është realitet dhe do jeni të detyruar ta njihni. Ata thonë shteti vëlla rus ne them shteti vëlla amerikan. Pse nuk është Vuçiç që vjen në pozitat tona por jemi ne që flasim ashtu.

Artur Zheji: Sepse ka nevojë për Make Up sepse është bllokuesi kryesor i sanksioneve ruse në rajon.

Arion Sulo: Mos e shtyjë presionin tha Rama se serbët dalin nga axhenda europiane dhe pastaj plas lufta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb