Diplomati Agim Nesho teksa komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama dje në samitin e Brukselit, pohoi se ky i fundit e ka kaluar vijën e kuqe me nismën ‘Open Balkan’.

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ Nesho duke qëndruar në këtë linjë, theksoi se kalimi i vijës së kuqe është dhe për shkak të avokatisë që Rama po i bën Vuçiçit. Mes të tjerash Nesho tha se Rama vuan nga ‘sindroma e Hrushovit’

“Kjo është faturë që e paguan populli shqiptar. Rama është para një vështirësie. së pari, vështirësia e parë është se nuk ka realizuar dyert e shtëpisë. BE e ka pasur derën e hapur, s’ka qenë organizatë kundër Shqipërisë. Procesi i integrimit në BE, është në bazë të meritorkracisë, dhe është një dëshirë e njëanshme e qeverisë për të realizuar standardet e BE. Rama s’e realizoi por kërkoi që të bënte presion në bazë të forcës. Problemi i zotit Rama është se ka kaluar të gjitha vijat e kuqe në lidhje me iniciativat e Open Ballkan dhe avokatia që i bën Vuçiç. Ky është problem që ka kaluar edhe në Kosovë. Iniciativa ‘Open Balkan’ është projekt që e ka thënë dhe vetë Vuçiç.”, tha Nesho.

Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha se një kryeministër nuk mund të flasë siç i foli Rama BE-së.

“Çështja është kjo, motivi për të cilin Shqipëria nuk u la në këtë fazë që të merrte pjesë, ishte vetoja bullgare. Asnjë nuk ishte dakord me këtë veto, pasi është absurd. Mbante sëbashku Shqipërinë dhe Maqedoninë në një stacion treni. Rama ka të drejtë që të thotë; këtu ka padrejtësi. Por me ça instrumentesh e bënë këtë? S’mund të dalësh dhe të kërcënon me Vuçiç aty që po na e mbajtët këtë derë të mbyllur, ne kemi luftën. Po ça lufte mund të bëjë Serbia në Ballkan? Në Kosovë? Po e kujt është Kosova? Kë do sulmojë Vuçiç? Kosovën. Se me Bosnjën i ka rregulluar gjërat. Këto janë lojëra shumë të mëdha, Shqipëria është e vogël. Dhe këtë duhet të ndajë kryeministri i Shqipërisë. Ai mund t’i thotë Bullgarisë ke bërë gabim, por jo BE-së. Unë si një vend, si NATO apo BE, jam gati të bëjë një luftë dhe të çoj në vdekje djemtë e mi dhe të luftojnë për Shqipërinë dhe ti themi; ti je racist? Pse? Sepse na u mërzit zotëria nga temperaturat e larta të qershorit. Shpresoj që të këshillohet nën kondicionim të freskët.”, tha Nesho.

PJESE NGA DISKUTIMI
Nesho:
Flet me dëlirin e madhështisë. Duket sikur vuan nga sindromi i Hrushovit, se edhe kur ishte njeriu më i rëndësishëm në botë hoqi këpucën ti binte tavolinës. Kjo është edhe retorika e tij. Ajo sjella e Zelenskyt: “Ne jemi këtu”. Ai protagonizmi i kotë dhe nacionalizmi fals në këtë rast.

Zheji: Jo të bësh një gjest që trash zërin si gjasme i fortë dhe faturën e paguan populli. Duhet të pyesësh Shqipërinë, të bësh referendum. Nëse do të ndryshosh drejtimin e anijes që shqiptaret thonë prej 30 vjetësh e duam Shqipërinë si e gjithë Europa, duhet t’i drejtohesh shqiptarëve jo të improvizosh në Bruksel.

Nesho:
Te ne është personalizuar dhe privatizuar politika e jashtme. Edhe autokratë si Vuçiç mbledhin deputetët e këshillet, kurse ky jep direktiva me Twitter. Nuk po themi të mbajmë anë për njërin apo tjetrin por duhet një njeri racional e të jetë i përgjegjshëm se e ka vendosur populli aty.

Zheji: Le të përgjigjet me Twitter po është njësoj si të ndryshosh Kushtetutën, duhen ¾ e parlamentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: