MAQEDONI E VERIUT

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk respektohet siç duhet nga ana e institucioneve. Ka patur shumë denoncime nga të gjitha palët, ndërsa së fundmi reagime të forta janë lëshuar edhe nga radhët e aktivistëve të Lëvizjes Besa.

Mediat fqinje raportojnë se aktivistët e Lëvizjes Besa i kanë dorëzuar sot  Ministrisë së Financave një pllakë me mbishkrimin në gjuhën shqipe, pasi tani kjo ministri drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, por që edhe ky i fundit duket se nuk respekton ligjin për dygjuhësinë.

“Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e respektojnë edhe shumë institucione të tjera, mirëpo këtë aksion e filluam pikërisht nga kjo ministri pasi që i ngarkuar me punën e kësaj ministrie është pikërisht kryeministri Zoran Zaev ndërsa zëvendës ministrja është nga radhët e BDI-së e cila ashtu si edhe partia e saj, si duket më shumë janë të preokupuar me problemet brenda partiake dhe jo me respektimin dhe implementimin e ligjeve që ka”-thanë aktivistët.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb