Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, duke thënë se ishte e pritshme që partia në pushtet e Milo Gjukanoviç do të humbte.

“Për mua e pritshme ishte, për shkak të zhvillimeve të njohura në Malin e Zi, që orientonin se duhet të kishte një baraspeshë në rezultat. Këtë herë u vu re një fragmentarizim i madh i votës edhe në elektorat, dhe kjo e penalizoi qeverinë e Gjukanoviç, pavarësisht lobimit të madh që u bë. Besoj se Gjukanoviç del në opozitë”, u shpreh Milo.

Ndërkohë, zv.kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi, theksoi se “Jetëgjatësia e tij në politikë duket se arriti pikun dhe është rënia tani”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb