Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç e ka cilësuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhe, si një hap drejt stabilizimit të rajonit.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, Gjukanovic ka thënë që “Mali i Zi e përshëndet konfirmimin e orientimit të Serbisë dhe Kosovës, që përmes marrëveshjes së nënshkruar sot për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, po shkojnë drejt zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut që e udhëheq BE-ja”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik.

Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit Hoti, është një hap i madh drejt njohjes reciproke. Ndërkaq, presidenti Trump, tha se kjo është “ditë e rëndësishme dhe historike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb