Objektivi ishte që Ibrahimovic të rikthehej në fushë për sfidën kundër Tottenham në Champions, në program për tu zhvilluar më 14 shkurt, por kjo datë pritet të shtyhet sërish. Ibra po bën gjithçka për të qenë në fushë, vijon të stërvitet fuqishëm, por kushtet e tij fizike nuk janë të duhura.

Sipas La Gazzetta dello Sport, suedezi ndjen ende dhimbje në gju, nuk ofron garanci për të qenë në fushë.

210912 Zlatan Ibrahimovic Of Milan Celebrates Scoring 2 0 During The Serie A Football Match Between Milan And Lazio On
210912 Zlatan Ibrahimovic Of Milan Celebrates Scoring 2 0 During The Serie A Football Match Between Milan And Lazio On

Në të njëjtën kohë, stafi drejtues i Milanit po punon për të blinduar lojtarët që kanë në dispozicion, pasi nuk parashikohet që të lëvizin në këtë merkato dimri.

Diaz
Diaz

Sipas AS, drejtuesit e “djallit” kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e Brahim Diaz. Real Madrid kërkon 20 milionë euro për lojtarin, por negociatat nuk pritet të zhvillohen në janar, por vetëm në përfundim të këtij sezoni.

Leao
Leao

E nxehtë mbetet edhe çështja “Leao”, me Maldinin që kërkon ta mbyll sa më shpejtë rinovimin e kontratës me talentin portugez, topi tani i ka kaluar sulmuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb