Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç shihet si një nga kandidatët më serioz për ministër të Jashtëm. Kështu shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Veçernje Novosti”.

Sipas kësaj gazete, kur bëhet fjalë për qeverinë e re, shtohen gjasat që ajo të jetë e një spektri të gjerë të Partisë Përparimtare Serbe me Partinë Socialiste të Serbisë dhe me Aleancën Patriotike Serbe.

Ajo do të vendosej per nje afat prej një viti e gjysmë dhe prej saj pritet konsensus i gjerë kur është fjala për zgjidhjen e nyjës së Kosovës, vazhdimin e reformave dhe sfidat e mëdha ekonomike pas pandemisë së koronavirusit, shkruan kjo gazetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: