SERBI- Drejtori i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën Marko Gjuric ka deklaruar se problemi në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit ka ndodhur për shkak të mos respektimit të dinamikës.

Ai konsideron se Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta, ndërsa Prishtinës i kanë mbetur për realizim 6 pika të marrëveshjes.

“Prishtinës i kanë mbetur ende për zbatim gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit. Kemi situatë absurde që Serbia ka zbatuar të gjitha pikat, nga 7 deri në 15, e 6 pikat e para as që janë prekur pasi Prishtina nuk i zbaton”, ka thënë Gjuric.

Ai ka thënë se Serbia s’e ka ndër mend të heqë dorë nga krijimi i Asociacionit serb të komunave duke shtuar se ky asociacion është rrugë për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

Gjuric ka pasur sot takim me prefektët dhe me kryetarë e të ashtuquajturve organe të përkohshme në Kosovë dhe atyre u ka thënë se Mitrovica është Serbi dhe Serbia do të mbetet aty.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: