Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriç deklaroi se Mitrovica është një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb.

Deklarata në fjalë u bë sot në lutjen që është zhvilluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës me rastin e festës së Shën Mitri (Mitrovdan).
Ai e ka quajtur qytetin e Mitrovicës si një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb në këto hapësira.

“Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon jo vetëm populli serb në Kosovë, por fillon mbrojtja e identitetit serb, si dhe mendimi e shpirti i popullit tonë, kudo që jeton. Dëshiroj që këtë festë ta festoni për shumë vite në paqe, në ditë më të lumtura e më të lirshme. Le të jetë Mitrovica jonë për popullin serb, qytet i fitores, forcës së re, qëndrueshmërisë dhe mënyrës së pashembullt të shpirtit të rezistencës dhe pathyeshmërisë në qëndrimin e serbëve, ashtu siç ka qenë dekadat e fundit”, ka thënë Gjuriç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: